FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Server: Çdo ndryshim i kufijve është i rrezikshëm

Analisti politik amerikan, Daniel Server, ka thënë se nuk do të duhej të ndodhte ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm”, ka thënë për RTK, analisti Daniel Server, që është edhe studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “Johns Hopkins”.

Ai ka thënë se kudo që ka ndryshime kufijsh ka telashe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh, që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë. Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE. Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por, gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?