FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpend Ahmeti: Të pezullohet taksa që t’i jepet shans dialogut

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë që të pezullohet taksa, për t’i dhënë shans dialogut. Por sipas tij, nëse dialogu nuk ka sukses atëherë taksa duhet të hyjë në fuqi menjeherë.

Në një intervistë për televizionin publik ai ka deklaruar se këtë ia ka thënë edhe kryeministrit Haradinaj, dhe ka kërkuar që për këtë të merret një vendim i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë.

“Taksa është e drejtë, por nuk është mirë që Haradinaj të ndihet i vetmuar në këtë çështje, duhet koordinim, dhe nëse merret vendim të merret bashkërisht”, ka deklaruar Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se të martën e javës tjetër do të dorëzohet në Kuvend platforma për bisedime, derisa komunikatën e sotme të LDK-së dhe LVV-së e ka quajtur për keqardhje, pasi  sipas tij të gjitha gjërat që i kanë kërkuar i kanë pasur në platformën që e ka propozuar PSD-ja muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?