FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Faleminderit SHBA-ve që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë. Thaçi ka thënë se shpallja e pavarësisë ishte akti më historik. Përmes një postimi në Facebook, ai i ka falënderuar SHBA-të dhe gjithë aleatët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?