FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi reagon me tone të ashpra ndaj BE-së për liberalizimin e vizave

 

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar tonet kritike ndaj Bashkimit Evropian, një ditë pas konkluzioneve të Këshillit Evropian për Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi tha se Kosova ka implementuar në tërësi të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, prandaj ai tha se paqartësia e këtyre ditëve e Brukselit paraqet vonesë absurde për liberalizimin e vizave. Sipa TCh, Ai tha se kjo vonesë e padrejtë e BE-së ndaj Kosovës po vonon edhe stabilitetin në rajon: “Qytetarët e Kosovës mund të shkojnë të kërkojnë dy shtetësi në vendet e rajonit. Shqiptarët në Tiranë e serbët në Beograd. Atëherë, çfarë po mbetet këtu? Qytetarët me plot të drejtë mund ta bëjnë këtë. Prandaj them se ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, edhe më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Prandaj BE-ja duhet ta ndryshojë këtë fjalor karshi Kosovës, duke thënë se ka dritë në fund të tunelit. Ne qorr nuk jemi, shohim. Me të drejtë çdo qytetar i Kosovës pret këto ditë rekomandim nga BE-ja dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë me të drejtë çdo qytetar mund të ndihet i ofenduar. Dhe për këtë, dy milionë qytetarë kanë të drejtë të dalin e të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë. Natyrisht, protestë të qetë”. Thaçi tha se është i bindur që rekomandimi për vizat do të jepet javët e para të vitit 2016, por vonesat e pakuptimta tha se po shtyjnë qytetarët padrejtësisht në migrim, ekstremizëm. Më i kujdesshëm në deklarata ishte kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se ka biseduar në mëngjes me shefin e BE-së në Kosovë dhe ai e ka siguruar se raporti për liberalizimin e vizave do të dalë shumë shpejt. Pas diskutimeve, qeveria miratoi një deklaratë përmes së cilës shpreh qëndrimin se i ka plotësuar gjitha kriteret dhe pret që gjatë vitit 2016 kosovarët të udhëtojnë pa viza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?