FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Trimat e Kosovës”, kush janë policët e plagosur sot në Veri

Sot, Forcat Speciale të Kosovës kanë zhvilluar një aksion policor në veriun e vendit, duke kryer arrestime të personave të dyshuar për veprimtari kriminale dhe korrupsion. Të arrestuarit janë më së tepërmi serbë dhe boshnjakë.

Në këtë aksion, forcat speciale të Kosovës kanë hasur në rezistencë nga ana e serbëve. Pikërisht këta të fundit kanë vendosur barrikada dhe makina nëpër rrugë, me qëllim që të mos lejojnë policinë që të bëjë punën që i takon.

Policët e plagosur janë dërguar në Spitalet e Kosovës, ndërsa janë vizituar edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.  Veseli tha se shteti i Kosovës dhe ligji do të jetë i pakompromis për personat e përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, edhe nëse mbajnë poste zyrtare. Ai tha se policët e plagosur janë “trima të Kosovës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Veselit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Takova policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit të sotshëm dhe i përgëzova për trimërinë dhe profesionalizmin që kanë dëshmuar. U gëzova që lëndimet i kishin të lehta dhe i falënderova për punën që bëjnë për sundimin e ligjit në shtetin tonë.

Duke iu uruar shërim të shpejtë theksova se as uniforma dhe as posti zyrtar nuk ka për të mbrojtur asnjë kriminel nga forca e ligjjt. Të gjithë të barabartë para ligjit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?