FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

​Vuçiç reagon ndaj deklaratës për anëtarësimin e Kosovës në OKB

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi sot ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan Michael Kirby, se Kosova duhet të anëtarësohet në OKB.

Kreu i qeverisë serbe u shpreh sot para mediave se Serbia ka politikën e saj dhe nuk do të tërhiqet prej saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithçka çfarë mund të them këtë mëngjes është se për ne si vend i vogël nuk është aspak e lehtë për t’iu përgjigjur asaj se çfarë ka thënë Kirby. Mund të them që Serbia ka politikën e vet. Ne respektojmë politikën e Shteteve të Bashkuara, ata janë superfuqia e botës, por ne kemi një politikë dhe do të qëndrojmë në politikën tonë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, më herët ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd përfshin edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. /KosovaPress/ /a.g/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?