Home Aktualitet ”Kosto ...

”Kosto nëse nuk dalim me një kandidat”, Biberaj: Berisha të marrë përgjegjësitë ose të hapë krahun!

1202
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme. Çdo shqiptar e di çdo të thotë mungesa e opozitës. Është hera e parë që ndihet mungesa e opozitës dhe sa e rëndësishme është. Mazhoranca vjedh 24 orë dhe nuk ka reagim. Lidershipi opozitar të marrë përgjegjësitë e veta ose të hapë krahun. Jemi ngopur me Lulzim Bashën.

Ky është vendim që i takon Berishës. Mund të jetë alternativë zgjidhje, secili duhet ta kuptojë kur është momenti për t’i shërbyer një kauze më të madhe siç është interesi i demokratëve të cilët kanë dhënë dhe prapë po japin shpirtin për PD-në.

Realisht nuk e shoh Berishën, ai që ka qenë më parë. Është një Berishë më i dobët. Nuk e lidh me moshën, nuk e ka fuqinë që ka patur më parë. Foltorja funksionon në mënyrë problematike. Duhet pohuar se ata që nuk kanë tendencë për ta hapur partinë, duhet të ngrenë flamurin e bardhë. Është momenti që të mbështesim kandidatët për të bërë të mundur për të rrëzuar Ramën, por me një kandidat e jo me dy”,-tha Biberaj.

Të gjithë në PD e pranojnë se me dy kandidatë mbetet e sigurtë humbja përballë Edi Ramës. Dihet se Aleksandër Biberaj është një ndër intelektualët kryesorë të PD, por me sa duket edhe Biberaj po lodhet nga retorika e përditshme e Berishës, i cili nuk po gjen mënyra përbashkimi për ti çuar demokratët drejt fitores në këto zgjedhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit