Home Rajoni K*rim brenda ...

K*rim brenda familjes në Tetovë për parkimin, ka vi*tima dhe të pla*osur

262
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tetovë. Në Çellopek ka dy të vdekur dhe dy të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një vendparkimi.

“Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar.

I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen”,– i tha Telegrafit në Maqedoni, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.

Në vendin e ngjarjes shihen forca të shtuara të policisë dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë. Për të plagosurit është ofruar ndihma e parë mjekësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit