Home Aktualitet Krim në Theth...

Krim në Theth, i presin rrugën dhe 23-vjeçarin e qëllojnë me armë zjarri

20
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në zonën e Thetthit, ku një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Policia thotë se në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Paulin Harusha.

I riu dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit