Home Aktualitet Kriza në PD, ...

Kriza në PD, deputeti Luçiano Boçi: Të votëbesohet një lidership i ri

107
0

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, thotë se Partia Demokratike është një krizë që ulëret për një zgjidhje të domosdoshme. Për të rruga është që të votëbesohet një lidership i ri.

”Besimi ndaj PD është në pikën më të ulët. Kriza është tendosur dhe do një zgjidhje. Pas pikës kulmore duhet një zgjidhje. Numri i votës që ka marrë PD si logo, është më i ulët dhe fakton këtë pjesë të shpërthimit të besimit të PD.

Jemi në pikën kulmore dhe ulëret për një zgjidhje të domosdoshme, që është kërkuar herët, nëpërmjet procesit të votimit.

Të votëbesohet një lidership i ri. Të jemi në proces zgjedhje sepse është në proces riinstalimi, që paraqitet përpara elektoratit e më pas fillon ngjizja. Ky proces duhet të konkludohet”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit