Home Bota Kryeministri ...

Kryeministri i ri premton mbylljen e xhamive, myftiu Gurra: Fitorja është shqetësuese

816
0

Në Holandë, populisti Geert Wilders i cili njihet si anti-islamik, fitoi zgjedhjet parlamentare dhe ai ka premtuar ndër të tjerat se do të mbyllë xhamitë në Holandë. Në ”Euronews Albania”, myftiu Ylli Gurra i cili e ka cilësuar këtë situatë si shumë shqetësuese.

“Përgjatë fushatës aq sa pak e kam ndjekur ai është treguar paksa më i zbutur në deklaratat lidhur me komunitetin mysliman që jeton atje, i cili nuk është se përbën ndonjë shumicë të madhe.

Sigurisht që kjo është shqetësuese, deklarime të tilla për mbylljen e xhamive apo të shkollave të nivelit partashkollor, për mësimin e kuranit apo për literaturën islame. Sigurisht që kjo nuk shkon tani në vitin 2023”,-tha Ylli Gurra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit