Home Aktualitet Kryeministri:...

Kryeministri: Njihuni me 20-vjeçaren durrsake që u rendit e dyta në konkursin botëror të teknologjisë

556
0

Kryeministri Edi Rama  prezanton 20-vjeçaren durrsake, Xhulia Kurti, e cila, me pasionin për teknologjinë, ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë.

“Një shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë”, shkruan Rama për Xhulia Kurtin.

Përmes një video-rrëfimi të vetë Xhulias, që Kryeministri e ka postuar në Facebook, studentja shqiptare tregon si u rendit e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka mahnitur jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi.

Modeli më i mirë i suksesit që unë kam është Steve Jobs dhe do doja shumë të arrija në hapat e tij. Ky pasion ka lindur herët që në vitin 2008, pasi qasja ime me internetin ka qënë shumë e hershme në internet-kafenë e babait tim. Aty mësova si të programoja dhe aty kam marrë frymëzimin e parë”, rrëfen Xhulia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit