Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama dhe Presidenti i FSHF Armando Duka shkrijnë akujt te kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

542
0

Kryeministri Rama dhe Presidenti i FSHF, Armando Duka ishin miq të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Por ky inagurimi në Kukës, përveçse ishte festë futbolli, u bë edhe si pajtim mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Duka, të cilin e luftuan kryebashkiaku Erion Veliaj por edhe qeveria.

“Kukësi Arena” është impianti më i ri që i shtohet futbollit shqiptar, një stadium me një kapacitet prej 6200 vendesh, që plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s. Kjo e shtunë u shndërrua në një ditë feste për qytetin verilindor pasi më në fund ekipi rikthehet në shtëpi pas afro 3 vitesh shtegtim.

Valle tradicionale, artistë të ndryshëm, dhe pa diskutim tifozë të shumtë që mbushën shkallën e stadiumit për të qenë të pranishëm në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri, krijuan një atmosferë shumë pozitive.

Topin e parë në fushën e re e gjuajti një djalë i vogël, Zaho.

Si një investim 50% me 50% i qeverisë shqiptare dhe i FSHF-ës, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit së bashku me djalin e tij dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Si trofeu më i rëndësishëm që i solli këtij qyteti, nuk mund të mungonte në asnjë momente as kryetari i Bashkisë Kukës, njëkohësisht edhe presidenti i nderit i këtij klubi, Safet Gjici, i cili mbetet njeriu që po jep jetë dhe emër Kuksit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit