Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Nis operacioni i konfiskimit të kateve shtesë të ndërtuara pa leje

1088
0

Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje. Është konfiskuar pallati 9 kate në Farkë që u denoncua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Pallati ishte pa leje dhe do të kalojë në llogari të shtetit.

Nis OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit! Ndërtuesit mund t’i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet. Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit“, shkruan Rama.

Ndodhemi në Farkë. Ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM. Është një VKM që ka të bëjë me ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe do të përdoren në të mirë publikut. Ky është një shembull pse kemi zgjedhur të vijmë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese, simbolikë e shklejes së ligjit 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa ansjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne“, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit