Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama publikon bisedën telefonike me Presidentin Zelensky: Do bëjmë gjithçka mundemi që Ukraina të triumfojë

291
0

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që ka pasur me Presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, teksa ka publikuar dhe audion e bisedës.

Kryeministri shqiptar shkruan në rrjetet sociale se gjatë bisedes me Presidentin ukrainas “i shpreha të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.

I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse🇦🇱💔🇺🇦

 Në vijim pjesë nga biseda e Ramës me Zelensky-n:

Rama: Alo?
Zelensky: Alo, Kryeministër,
Rama: Po
Zelensky: Jam Presidenti i Ukrainës
Rama: Z. President, si jeni?
Zelensky: Faleminderit shumë, Z. Kryeministër, falemnderit për këtë telefonatë
Rama: Jo, falemnderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.

Zelensky: Faleminderit Kryeministër. Nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj që ne e kemi edhe aftësinë edhe forcën tonë…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit