Home Bota Kthimi i forc...

Kthimi i forcave serbe në Kosovë? Gjermania: Kërkesa nga Vuçiç është e papranueshme

407
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha këtë të hënë se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Por Gjermania është kundër. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në një reagim në Twitter, shkruan se “Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën”. Shefja e dipomacisë gjermane i quajti “të papranueshme” sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Situata në veriun e Kosovës është në pikën e një konfikti të hapur, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.

Në mesin e tensioneve Kosovën e viziton sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit