Home KRYESORE ”Kujdes...

”Kujdes nga mesazhet që u vijnë në telefon”, Policia: Mos i plotësoni formularët

494
0

Edhe njëherë tjetër, Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga mashtrimet në mesazhet që ju vijnë në celularët e tyre. ”Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit”,-thuhet në njoftimin e Policisë.

Postimi i plotë

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit. Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit