Home Aktualitet Kultivuan kan...

Kultivuan kanabis në malet e Krujës, arrestohen 2 vëllezërit

27
0

Dy vëllezër kanë rënë këtë të shtunë në prangat e policisë së Krujës pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Mësohet se të arrestuarit janë Lulzim Sharrën dhe Kastriot Sharrën, banues në Shkretë në Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit