Home Sporti Kulusevski: L...

Kulusevski: Largimi nga Juvja zgjedhja më e mirë, me Conten kam ndryshuar

48
0

Dejan Kulusevski në një prononcim të dhënë së fundmi ëhstë shprehur se transferimi te Tottenhami ishte zgjedhja më e mirë, Sipas tij te Juventusi gjërat nuk funksionin dhe nuk mundi të jepte më të mirën.

“Unë shkova për të dhënë më të mirën te Juve. Megjithatë nuk funksionoi pavarësisht përpjekjeve të mia, siç bëj gjithmonë. Me siguri te Juventus nuk jam ndjerë mirë për arsye të ndryshme dhe kur e kupton se gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë është e vështirë të ndryshosh kursin duke qëndruar në të njëjtin ambient. Kështu që zgjedhja për t’u larguar nga Italia ishte më e mira që mund të bëja në atë situatë.

Conte? Te Tottenham trupi im ndryshoi, kryesisht falë ushtrimeve në palestër. Ti punon shumë çdo ditë dhe më mirë se në Itali. Më pëlqen mënyra se si stërvitemi në Londër dhe sigurisht që meritat i shkojnë trajnerit tonë. Jam shumë i lumtur që luaj për të”, deklaroi Kulusevski.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit