Home Aktualitet ”Kurti ...

”Kurti i paaftë”, Ngjela: Të ngrihet padi kundër Serbisë

42
0

Për situatën në veriun e Kosovës, avokati i njohur Spartak Ngjela tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se duhet ngritur padi ndaj Serbisë. Po ashtu ai e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si të paaftë.

“Nëse vendi i tij është në konflikt, paaftësia e një kryeministri shkon gjithmonë në favor të kundërshtarit. Tani kjo është paaftësi e këtij apo angazhimi nga Serbia, unë them që është paaftësi. Pse? Sepse nuk e ka vetëm këtu, e ka në katër aspektet e mëdha të një kryeministri.

Është i paaftë, nuk e kupton. Ta lëmë me kaq se dëmi është i barabartë, si e bën me qëllim si e bën nga paaftësia, politika nuk i mat këto, ato i mat drejtësia. Fakti që ne nuk kemi një marrëveshje juridike të sistemit të thellë me Kosovën kjo tregon që të dy kryeministrat janë të paaftë.

Mua nuk më duhet kush e ka fajin, sepse nëse njëri do të konceptoje paaftësinë e tjetrit nuk duhet ta luftojë pse është i paaftë, duhet t’i bindet që ta tërheqi. Kjo është politika”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit