Home Aktualitet Kurti mbledh ...

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, vijojnë me aktet ekstremiste

74
0

Prej 17 ditësh janë bllokadat në veri, por autoritetet në Kosovë pohojnë se Policia i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar, por është në pritje të veprimeve nga KFOR-i.

Kryeministri Albin Kurti, mbajti pasdite takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidentet e fundit të shkaktuara nga strukturat ilegale dhe grupet kriminale. Sipas qeverisë kosovare, këto struktura mbështeten dhe koordinohen me Qeverinë e Serbisë kundër Rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se ”strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it. Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale”, teksa theksohet se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit