Home Editorial Kush e do kok...

Kush e do kokën e Albin Kurtit?

1924
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)

Kryeministri kosovar po tregon se nuk ia ndjen për asnjë presion ndërkombëtar kur flitet për territorin e Kosovës dhe autoritetin e Republikës Demokratike të Kosovës.

Të gjithë kemi shikuar dhe ndjekur se si serbët e veriut të Kosovës të frymëzuar dhe financuar nga Presidenti serb Vuçiç po përdorin dhunën dhe bandat që të mos njihet shteti shqiptar i Kosovës.

Natyrisht që ka mendime të ndryshme për mënyrën e përdorimit të pushtetit nga Albin Kurti në raport me veriun e Kosovës, sepse edhe mund të përdorte një mënyrë më të kujdesshme, duke u konsultuar më parë me SHBA, pasi ata janë dhe mbeten aleatët kryesorë të kombit shqiptar. Por tashmë nuk ka më kthim se flitet për dinjitetin e shtetit kosovar përballë një bande fashiste serbe në këto zona. Prandaj Albin Kurti është shprehur se nuk tërheq asgjë në raport me veprimet e qeverisë së tij.

Diplomacia njeh shumë mënyra për të realizuar një qëllim e mundet që Albin Kurti në konsultim me partnerët kryesorë ndërkombëtar të mund të kishte gjetur një formë më djallëzore për të vendosur kryetarët e zgjedhur në zyrat e tyre të punës, por derisa tani kjo çështje ka shkuar në përballje force dhe burrërie, Albin Kurti nuk ka asnjë shans të tërhiqet.

Ndërkombëtarët janë ndarë në qëndrime në raport me atë që po ndodh në veriun e Kosovës, gjithnjë sipas interesave të tyre, dhe pakkush shikon se duhet zbatuar ligji ndaj atyre që sfidojnë shtetin e Kosovës.

Amerikanët në këtë rast janë shumë të fyer me Albin Kurtin, bile fyerja e tyre ka arritur deri në hakmarrje ndaj tij. Edhe herën tjetër amerikanët ishin ata që e rrëzuan nga kryeministër, por Albin Kurti duket se ka popullin pas vetes. Askush në Kosovë, të cilët janë vrarë e masakruar nga Serbia nuk mund të pranojë që një bandë fashiste serbe në veri të Kosovës të bëjë ligjin dhe të askush të mos i qortojë apo ndalojë.

Kosovarët janë trima në natyrë dhe në histori. Ata nuk kanë dashur t’ia dijnë për kriminelin serb Sllobodan Milloshevic e jo më për presidentin Vuçiç dhe disa kriminelë në veri të Kosovës.

Për dreq politika dinake luhet në prapaskenë. Ndaj në parlamentin e Kosovës po mobilizohen të gjithë kundërshtarët e Albin Kurtit, por edhe brenda partisë së tij që endërrojnë të bëhen kryeministër në vend të tij. Ata po hartojnë një Mocion Mosbesimi ndaj Albin Kurtit.

SHBA duket hapur se nuk e do më kryeministrin kosovar.  Edhe shtete të tjera që nuk e duan Kosovën.

Me sa duket edhe nga Shqipëria nuk ka më mbështetje Albin Kurti.

Albin Kurti po luan lojën e fortë nga e cila ose do të blindohet në publikun kosovar ose do ta copëtojnë duke e shkarkuar si kryeministër. Gjasat janë së në javët në vazhdim Kurti nuk do të ketë mbështetje politike brenda Kosovës dhe jashtë saj.

Amerika ia ka prerë biletën pa kthim. Vetëm po pritet se kur do ta nisin në avionin pa ndalesë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit