Home Aktualitet Kush e mori z...

Kush e mori zemrën e Saimirit? Motra protestë dhe thirrje për ndihmë Ramës. Akuza Spanjës për trafik organesh

164
0

Kush e mori zemrën e Saimir Sulës në Spanjë, dhe pse kufoma në Shqipëri erdhi pa disa organe në trup? Motra e tij, Majlinda Sula e cila prej 2 vitesh nuk rresht së kërkuari drejtësi, këtë të martë së bashku me disa persona të tjerë me pankarta në duar, protestuan para Kryeministrisë. Ajo thotë që kur kanë bërë një autopsi të dytë të vëllait kanë konstatuar dhe mungesën e disa organeve, përveç zemrës.

E motra e Saimirit kërkon që drejtësia shqiptare të mos zvarrisë dosjen dhe të veprojë. Thirrja e saj është që kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja të mos lejojnë që zhinxhiri i drejtësisë të mos heshtë. “Ti shpjegoni nënës së Saimirit se pse nuk erdhi zemra e tij. Pse u nda nga trupi i Saimirit. Na sollën zemër tjetër, pse nuk u bë prova e ADN-së”, tha Majlinda Sula.

Majlinda kërkon llogari se përse autoritetet shqiptare nuk kanë dërguar një letër porosi homologëve të saj spanjoll që marrin zemrën e gjetur te Saimir Sula dhe t’i bëhet testi i ADN-së nëse ajo i përket vërtetë vëllait të saj apo jo.

Saimir Sula vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për Covid-19 dhe doli i vdekur dhe pa zemër. Motra thotë se dyshimet kryesore i ka tek mjekët e spitalit në Spanjë, ndërsa përjashton mundësinë që 33-vjeçari të jetë transferuar në ndonjë klinikë tjetër pas vdekjes. “Po më vrasin, po më marrin shpirtin hajde më merr”,-ka thënë ai sipas motrës. “Vëllai im ndërroi jetë nga kokteili i medikamenteve që i bënë”,-akuzon e motra.

Ajo thotë se rasti i Saimirit u arkivua ne qershor, me pretendimin se u gjet zemra. Dokumentet për zemrën janë në prill 2020, por që Saimiri ndërroi jetë në maj. Sipas motrës, familja nuk ka dhënë autorizim për mbajtjen e zemrës. Autopsia dhe konstatimi për mungesën e zemrës u bë në Shqipëri dhe dyshimet për trafik organesh nisën nga Shqipëria. Ndaj e motra thotë se mund të mbyllet si një lojë fëmijësh kjo çështje.

Një historik i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020, rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Saimir Sula ka hyrë në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test Covid-i, i cili doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur. Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se sipas motrës së të ndjerit, kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë dhe u krye testi i dytë. Ekipi që e kreu atë lëshoi ​​një raport duke siguruar se trupi kishte mbërritur pa zemër.

Gjendet zemra, mister kujt i përket

Pak kohë më pas, Majlinda mori një raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC), duke i thënë se tashmë e kishin gjetur zemrën e vëllait të saj. Ky lajm i papritur e bëri atë të dyshonte. Pse një zemër po shfaqej tani nga askund? Kush e kishte nxjerrë dhe pse? A ishte vërtet zemra e humbur e Saimirit? Nisur nga dyshimet dhe të nxitura nga Prokuroria shqiptare, Majlinda kërkoi përmes avokatit të saj, Carlos Sardinero, një test ADN-je, por të gjitha kërkesat janë refuzuar. Për më tepër, çështja është pushuar në dy raste nga Gjykata Hetuese Nr. 16 e Barcelonës, pavarësisht urdhrave shqiptare.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit