Home Sporti Kvaratskhelia...

Kvaratskhelia u kërkon falje tifozëve pas eliminimit: Më thyhet zemra kur ju shoh me sytë e lotuar

54
0

Khvicha Kvaratskhelia nuk mundi të linte gjurmë ndaj Milanit në Champions League. Gjeorgjiani madje humbi dhe një 11-metërsh, i cili mund t’i kishte dhënë më shumë shpresa ekipit të tij.

21-vjeçari e ka përjetuar keq eliminimin e Napolit nga Champions League. Në gjysmëfinale kaluan kuqezinjtë e Piolit, ndërkohë që Kvara u ka kërkuar ndjesë tifozëve.

“E kam të vështirë t’ju shoh me sytë e lotuar. Nga kjo kuptoj se nuk ia dola dot t’ju bëj të lumtur. Do të mësoj nga kjo eksperiencë që kalova.

Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi dhe ju jam absolutisht mirënjohës për mbështetjen që e ndjej çdo sekondë.

Ju dua të gjithëve dhe ju premtoj se do të kthehemi më të fortë! Na presin shumë ndeshje përpara, ëndrra vazhdon”, shkruan Kvara në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit