FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 gjërat më të shtrenjta në botë

Larry Ellison

Në vend të dytë është ishulli prej 366 kilometrash katrorë në Arkipelagun Havaje Lanai, të cilin e ka blerë themeluesi dhe drejtori i kompanisë Oracle, Larry Ellison, për 500 milionë dollarë në qershor të vitit 2012.

Jahti i miliarderit dhe oligarkut rus Roman Abramovich, i cili është pasuruar duke tregtuar naftë dhe i cili posedon klubin anglez Chelsea, është në vendin e tretë. Jahti i Abramovichit është i gjatë 180 metra, të cilin e ka blerë para disa vjetësh, në vlerë prej 485 milionë dollarësh. Megjithatë në disa rangime tjera të jahteve më të shtrenjta në botë, jahti i Abramovichit sot vlerësohet deri në 1.2 miliarë dollarë – dhe si jahti më i shtrenjtë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yuri Scheffler

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendin e katërt është jahti mbretit rus të vodkës, Yuri Scheffler. Këtë jaht të gjatë 133 metra miliarderi rus e ka blerë në vitin 2011 për 330 milionë dollarë.

Andrey Melnichenko

Edhe jahti pasanikut rus Andrey Melnichenko, në vlerë prej 323 milionë dollarësh është në vendin e pestë.

Mohammed Rashid al-Maktoum

 

David GeffenPastaj pasojnë jahti i emirit të Dubait,  Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në vlerë prej 300 milionë dollarësh, sa kushton edhe jahti i drejtorit të shtëpisë të muzikës amerikane, filmit dhe producentit të teatrit David Geffen.

Abdulla Al Futtaim

Në vendin e shtatë është jahti i pasanikut saudit Abdulla al Futtaim, në vlerë prej 386 milionë dollarësh.

Dmitry Rybolovlev

Në vendin e nëntë është banesa në Monako në vlerë prej 286 milionë dollarësh pronë e pasanikut rus Dmitry Rybolovlev, pronar i klubit të futbollit Monaco.

Alisher Usmanov

Në vendin e dhjetë është jahti i rusit Alisher Usmanov, me prejardhje nga Uzbekistani, i cili është pasuruar me punët në industrinë metalurgjike. Ai këtë jaht e ka blerë për 263 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?