FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmetaj: Në Beograd, paraqitëm projekte konkrete

“Duke iu referuar konferencës së Berlinit ne kemi theksuar projektet tona që përfshijnë më shumë se dy vende. Ne kemi vënë theksin në projektin e autostradës Adriatiko-Joniane e cila zbret prej Kroacisë në Mal të Zi dhe bashkohet në Greqi. Theks kemi vënë në projektin Transatlantik Pipeline, që zbret nga Kroacia. Po ashtu, kemi vënë theks edhe tek projektet hekurudhore që bashkojnë Shqipërinë me Malin e Zi dhe Shqipërinë me Maqedoninë. Në të njëjtën kohë së bashku me kolegët kosovarë kemi theksuar rëndësinë e projektit Durrës- Prishtinë-Nish, për të integruar gjithë rajonin duke filluar nga Serbia deri në Adriatik”, deklaroi ai.

Duke shtuar më tej se këto në fakt nuk janë vetëm projekte të Shqipërisë. “Në Budvë më 24 shtator ne kemi filluar një proces koordinimi me ministrat e ekonomisë së rajonit. Katër vende deri tani janë përgjigjur me projekte konkrete të rëndësishme, me efekte rajonale dhe jo nacionale”, sqaroi ai.

Për të përfunduar me faktin se ende nuk jemi në nivelin e realizimit konkret, por në konferencën e Berlinit është nisur një proces shumë i rëndësishëm. Komisioni Evropian do të jetë me siguri një nga faktorët më të rëndësishëm për financimin e projekteve rajonale. Për këto projekte janë parashikuar 12 miliardë euro, që duhet të ndahen brenda gjashtë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?