FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europa habitet me reagimet e Kameron

Dominik tha se do të ishte tej mase e vështirë që të ndryshoheshin ligjet e BE-së për t’i dhënë Britanisë më shumë kohë për të kryer pagesën.“U befasova nga reagimi i Kameronit, sepse deri më tani nuk kishim marrë asnjë sinjal nga Mbretëria e Bashkuar që të tregonte se kishte problem me këtë shifër”, tha Dominik.

“Sipas detyrimeve që janë në zbatim në këto çaste nuk ka anjë mundësi tjetër. Do të na duhet të nisim procedura legjislative të reja në mënyrë që të ndryshojmë detyrimet në lidhje me këtë dhe duhet shumicë votash e kualifikuar nga të gjithë vendet anëtare për këtë”.Dominik i kujtoi Kamerunit se vendi i tij do të marrë sërish mbrapsht rreth 500 milionë euro rreth majit të vitit të ardhshëm.

“Nuk e kuptoj se pse ngrihen dyshime mbi sistemin kur vjen puna te kontributi që duhet të japë Britania, i cili bazohet mbi shifrat që ka paraqitur vetë”, shtoi komisioneri i BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?