FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush është kandidatja kryesore Marta Muço?

Ky fakt është pranuar publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe tashmë edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që ta mbështesë atë. Përzgjedhja e Muços është bërë nga grupi i posaçëm i ngritur nga kryeministri për përzgjedhjen e kandidaturave për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo aktualisht drejton projektet e grupit financiar “Anteon Corporation” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një eksperiencë më shumë se 25-vjeçare si ekonomiste. Përveç përvojës së gjatë të mësimdhënies në Shqipëri, ajo ka bashkëpunuar në një serë projektesh të rëndësishme të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të USAID-it. Mbetet për t’u parë nëse kjo kandidaturë do të marrë edhe mbështetjen nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Ndërkohë, edhe Kuvendi ka hapur garën e aplikimeve për 2 vendet vakante që janë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sakaq, grupi i Partisë Socialiste do të mbështesë kandidaturën e Denada Priftit për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?