Rama mbledh ministrat në Pogradec, flitet për ndryshime në qeveri
Kryeministri Edi Rama do të bëjë bashkë kabinetin qeveritar si traditë e një ”retreati”, edhe pse jemi në muajin e pushimeve verore. Takimi është parashikuar të zhvillohet më 24 dhe 25 gusht në Pogradec, ku ministrat do të prezantojnë objektivat dhe prioritetet e institucioneve që drejtojnë për periudhën e ardhshme.
Në fillim të shtatorit nuk përjashtohet mundësia e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, përpara rikthimit të Kuvendit në punimet e tij më 7 shtator. Një zhvillim i tillë mund të shërbejë si momenti ku kryeministri do të vendosë për ndryshime të mundshme në përbërjen e qeverisë.
Prej disa javësh brenda mazhorancës qarkullojnë zëra për një riorganizim të kabinetit, me ndërhyrje të mundshme në disa ministri. Vendimi përfundimtar mbetet në dorën e kryeministrit, i cili edhe më herët ka treguar se ndryshimet në qeveri shpesh i ka bërë në momente të papritura.
Socialistët kanë pasur detyrë të lexojnë edhe Besën si dhe Prania Besnike që më pas ta implementojnë në sezonin e ri politik. Retreat është një traditë e përvitshme e Kryeministrit pas pushimeve të verës.
KOHA JONË SONDAZH

