Home Sporti Leclerc niset...

Leclerc niset i pari në Çmimin e Madh në Azerbajxhan, nesër zhvillohet gara Sprint

117
0

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerbajxhanit. Piloti nga Monaco ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare me Ferrarin e tij dhe do të ketë mundësi të niset i pari, për të provuar edhe fitoren e parë sezonale.

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, me kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen të dytin dhe Sergio Perez të tretin. Vetëm i katërti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa pas tyre do të jenë Hamilton, Alonso e Norris.

Kualifikueset për Çmimin e Madh të Bakusë u zhvilluan të premten, pasi e shtuna është e rezervuar për garën Sprint. Gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 dhe Ferrari do të provojë të marrë fitoren e parë me makinën e Charles Leclerc.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit