Home Sporti Legjenda Stoi...

Legjenda Stoichkov: Historia e Messit gënjeshtër e madhe, Barcelona humbi shumë!

6
0

Hristo Stoichkov nuk është aspak i qartë për atë që ka ndodhur te Barcelona me Lionel Messin. Legjenda bullgare e katalanasve thotë se në këtë histori ka gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha, por vetëm koha do t’i tregojë. Ai thumboi drejtuesit e klubit për mënyrën e gabuar në menaxhimin e skuadrës.

“Është diçka e vështirë që të pranosh largimin e Lionel Messit. Ai ishte legjenda dhe lideri i skuadrës. Ka bërë histori këtu dhe besoj që nuk do të zëvendësohet nga të tjerët. Nuk e kam kuptuar ende se çfarë ndodhi, por kjo histori është me shumë të fshehta dhe ka një gënjeshtër të madhe në mes.

Nuk e di kur do të zbulohet, por klubi mund të kishte bërë më mirë për ta mbajtur dhe për ta rinovuar kontratën e tij. Barcelona ka humbur shumë në aspektin sportiv dhe në atë të imazhit. Duhet shumë punë për ta korrigjuar këtë situatë”, ka thënë Stoichkov.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit