Home Aktualitet Lëvizjet e Ar...

Lëvizjet e Arben Ahmetajt nëpër planetin Tokë, mbërrin në Uruguaji!

72
0

Sapo SPAK ka firmosur urdhërin për arrest duke i kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit të tij si deputet, ish-numri dy në qeverinë e zotit Rama, ka filluar skenarin për të ikur pa lenë gjurmë.

SPAK-u po ndjek dhe lëvizjet e tij me anë të kartës së tij bankare se ku po kryen veprime, por duke ditur se kemi të bëjmë me Arben Ahmetajn, ai nuk besohet se perdor kartën e tij.

Pa para nuk duhet të jetë! Të premten ai ka nisur lëvizjen përreth Tokës.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Edhe agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se Arben Ahmetaj është arratisur nga Shqipëria. Sipas saj, me shumë gjasë ai ndodhet në Kanada.

“Mbledhja e Këshillit të Mandateve për të vendosur heqjen e e imunitetit të deputetit për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë të martën pasi doli në dritë se ai është larguar nga vendi, me shumë gjasë drejt Kanadasë”, shkruan EurActiv.

Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Por gazetarë investigativë tregojnë se, nga burimet policore që nuk duan të identifikohen, nga Kanadaja, ai ka shkuar në Uruguaji. Nuk dihet nëse bileta e prerë në Kanada është për të humbur gjurmët e SPAK, siç ka bërë me biletën e prerë për Itali, por që nuk e ka përdorur.

Arben Ahmetaj po udhëton sa në njerin kontinent në tjetrin, herë me kapele meksikane e herë veshur si afrikan. Por ai nuk kapet më!

Me sa duket ish-zv/kryeministri Ahmetaj mbetet mjeshtër i madh, edhe policor, pasi ka përdorur forma të ndryshme për të ngatërruar sherbimet e posaçme që të mos ta ndjekin saktësisht.

Analistë thonë se ai duhet të ketë në një shtet që nuk lejon ekstradimin. Por nëse ai flet për SPAK dhe tregon saktësisht për këtë megaaferë 430 milionë euro për inceneratorët, mundet t’i shpëtojë burgut, më saktë ndjekjes për t’u arrestuar.

Arben Ahmetaj do të jetë “Magelani i dytë*” në historinë planetit Tokë që bën kaq shumë lëvizje nëpër globin tonë!

Shënim*: Ferdinand Magelani ishte një eksplorues detar portugez, që shërbente në Mbretërine spanjolle. Flota e drejtuar nga Magelani arriti të lundronte rreth gjithë tokës. Ky lundrim nisi me 10 gusht 1519 dhe përfundoi me 6 shtator 1522. Nga 234 ushtarë dhe detarë që përbenin flotën prej 5 anijesh në fillimin e lundrimit, u kthyen vetëm 36 veta me dy anije. Magelani ishte i pari që u nis nga Evropa kah Perëndimi në drejtim të Azise dhe i pari evropian që lundroi në Oqeanin Paqësor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit