Home Sporti Lewandowski p...

Lewandowski paraqitet për të dytën ditë radhazi me vonesë në stërvitje

60
0

Rasti Lewandowski është kthyer në çështje te skuadra e Bayernit. Sulmuesi polak nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga bavarezët edhe pse ka edhe një sezon tjetër kontratë, e cila skadon më 30 qershor 2023.

Edhe pse ka nisur përgatitjet parasezonale, Lewandowski duket se nuk është aspak i lumtur. Gazeta Bild raporton se për të dytën ditë radhazi ai është shfaqur me vonesë në stërvitje për të treguar pakënaqësi ndaj drejtuesve të ekipit.

Ditën e djeshme ndërkohë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka përsëritur se klubi po bën gjithçka për të blerë qendërsulmuesin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit