Home POLITIKE Llatja takim ...

Llatja takim me banorë të njësisë 3: Programi ynë për zhvillimin e Elbasanit nuk nisi sot. Kemi 4 vite që punojmë bashkë me qytetarët

41
0

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ndau me banorët e njësisë nr.3 vizionin e tij “Elbasani 2030”, një vizion që është ndërtuar bashkë me qytetarët, çdo ditë duke punuar dhe duke marrë mendimet, idetë dhe vërejtjet e tyre. “Elbasani 2030”. tha Llatja nuk është premtim elektoral, është një punë konkrete që ka nisur 4 vite më parë dhe formësohet dita ditës. Ky program padyshim, shtoi Llatja, ka nevojë për mbështetjen e Kryeministrit Rama, mbështetje e cila nuk ka munguar asnjëherë dhe për vijimësinë e mbështetjes qytetare.

“Ne kemi bërë një program në fakt që e kemi diskutuar gjatë me qytetarët e Elbasanit, kemi 4 vite që ngremë projeksionin tonë për Elbasanin e 2030-ës dhe sot ne jemi konkret kur flasim. Nuk po fillojmë sot të diskutojmë dhe të themi se ne do bëjmë Gjinarin një ëndërr që të gjithë e kanë kërkuar, nuk po e diskutojmë sot që ne do e bëjmë Funarin, do ta zhvillojmë kështu e do ta zhvillojmë ashtu. Jo mor jo ne kemi 4 vjet që po punojmë për atë, ne po i bëjmë lagjet tona model dhe do vazhdojmë t’i bëjmë ato model.

Ne kemi mbështetje të madhe edhe nga qeveria. Do ishim shumë naiv po të thonim se të ardhurat tona na dalin që të mirëqeverisim dhe të mbyllim hallet që ka Elbasani dhe në qytet dhe në fshatra, absolutisht jo. Ne jemi një bashki sociale me halle dhe probleme pafund, është e vërtet dhe prandaj ne po i mëshojmë shumë zhvillimit bashkë me kryeministrin Rama.

Po punojmë fort, do vazhdojmë të punojmë fort edhe 4 vite të tjera të gjithë bashkë. Me këtë model të mirë zhvillimi ne do kemi një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Ne po e bëjmë Elbasanin, ne kemi vizionin për ta bërë. Kemi shumë punë për të bërë, shumë punë që duhet t’i bëjmë ne, t’i bëjmë bashkë me mbështjetjen e kyeministrit. Prandaj na duhet mbështetja juaj, për mandatin e ri dhe për Partinë Socialiste”,-theksoi Llatja.

Kryetari i Bashkisë theksoi përkushtimin dhe korrektësinë e tij për t’i qëndruar besnik kontratës së lidhur me qytetarët 4 vite më parë, kontratë e cila do të rinovohet më 14 maj. Në këto 4 vite, tha ai, Bashkia e Elbasanit ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe të zhvillimit të qytetit.

“Në fakt kemi 4 vite që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe 4 vite që bëjmë punë pavarësisht se ishim pas tërmetit, pavarësisht se ishim në pandemi, pavarësisht se qanim hallet me njëri-tjetrin për inflacionin që na i rriti çmimet të gjithëve. Në 4 vjet që kur bëmë marrëveshjen e parë me njëri-tjetrin, me kontratën e qeverisjes vendore, ne kemi punuar. Si kemi bërë dot të gjitha, patjetër, por ama kemi bërë shumë herë më shumë se ç’kemi lidhur bashkë kontratën para 4 vitesh duke mos e ditur se do na binte tërmeti, se do kishte një pandemi, duke mos ditur të gjitha të papriturat që kishim gjatë mandatit dhe përsëri kemi bërë shumë punë.

Do ndërhyjmë në dy shkolla brenda vitit, ju jeni koshient dhe e mbani mend se si ka qenë “Salih Ceka” apo jo, e mbani mend se si ka qenë “Ali Myftiu” dhe shikoni sot sesi janë. Kush i ka fëmijët aty i shikon më mirë se çfarë ndryshimesh janë bërë, pavarësisht se ishte pandemi ne nuk u trembëm, nuk i ndërpremë punimet, ne vazhduam me investimet, vazhduam me mbështetjen.

E mbani mend se si ka qenë “Bardhyl Popa”, “Jorgji Dilo”, i shihni sot sesi janë. Mbani mend “Kristoforidhin” dhe “Onufrin”, dy shkolla legjendë tonat, janë të gjitha në rikontruksion. Jam optimist se edhe me mbështetjen e qeverisë dhe ministres së Arsimit Evisit, deputetes sonë të Elbasanit ne do vazhdojmë edhe me rikontruksionin e “Naim Frashërit” dhe me rindërtimin e shkollës së Treganit dhe me investime të tjera në infrasktukturat tona arsimore në shkolla, në kopshte dhe në çerdhe”,-tha Llatja.

Kryetarja e Partisë Socialiste Ermira Urupi teksa kërkoi mbështetje maksimale për PS dhe Gledian Llaten, vuri në dukje rrugëtimin që sot e bën Gledin fitues me punë dhe sakrificë në shërbim të qytetit. Sot më shumë se kurrë, tha Urupi nevojitet mbështetja edhe për këshilltarët bashkiakë të PS.

“Jemi në rrugëtimin tonë drejt fitores, në këtë rrugëtim të mos harrojmë asnjëherë, ne e specifikojmë madje shumë herë, thënë nga Gledi s,e rrugëtimi drejt fitores nuk është specifik ndaj një emri të përveçëm, është një vlerë e madhe e vlerës së Gledit. Në këtë rrugëtim drejt fitores, Gledi është me skuadrën socialiste, në këtë rrugëtim drejt fitores Gledi është me ekipin politik, në këtë rrugëtim drejt fitores, Gledi është me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Them me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, jo vetëm për rivlerësimin për kandidimin e Gledit, por në të parën e mbarëvajtjes së punëve të mira të bëra nga bashkia në këto 4 vite. E cilësoj me zë të lartë, më 14 maj votëbesimi juaj për Gledin dhe për PS me listën e këshillit bashkiak është garanci e fitores së thellë dhe mbi të gjitha besëlidhjen duke vazhduar vizionin e PS-së “Elbasani 2030””,-përfundoi Urupi.

Qytetarët e Elbasanit dinë të zgjedhin, të bëjnë diferencën dhe mbi të gjitha të tregojnë përgjegjshmëri para kutisë së votimit ku duhet të vendosin nëse do t’i besojnë një individi të vetëm, apo një ekipi si Partia Socialiste, tha deputeti Florenc Spaho.

“Faleminderit të gjithëve, ku e la kryetarja e partisë do e vazhdoj edhe unë. Është 14 maji i qytetarëve të Elbasanit. E thashë jo pa qëllim ku e la kryetarja e partisë, se edhe po ta vini re, Gledi nuk është vetëm, Gledi ka një ekip dhe po të shikoni krahun tjetër një vet e gjysmë kanë. Vetëm veten e vet, Gledi ka deputetët me vete, ka kryetaren e partisë me vete, ka sekretarin e përgjithshëm të partisë socialiste Damian Gjiknuri me vete, ka kryeministrin Rama dhe të gjithë qeverinë. Ky është dallimi jonë nga ata. Ne jemi një ekip, ata janë një vet e gjysmë dhe ma besoni Elbasani i luleve, i ballakumeve, kryeqyteti i dijes dhe djepi i kulturës prej mbështetjes së madhe të kryeministrit Rama dhe vullnetit të hekurtë të Gledian Llatjes, Elbasani sot është edhe kryeqyteti i Formula Unos, i pistës së garave të Automoto Parkut, qyteti i parë në Ballkan dhe në Europë në fakt që prej shumë vitesh e kanë kërkuar Greqia e Turqia, por Gledian Llatja edhe pse me 4 vite në vështirësi arriti ta sjelli në Elbasan Automoto Parkun. Ne kemi njeriun i cili për 4 vite ka punuar për Elbasanin, do të vazhdojë të punojë dhe ka një gjë që në fakt e ka të shenjtë dhe e thotë shpesh: besën e qytetarëve nuk e shkel kurrë. Ky është Gledian Llatja dhe me 14 maj bashkë do shkojmë për fitoren e sigurt për Elbasanin tonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit