Home ShowBiz Loredana thot...

Loredana thotë që është në Mykonos, kur në fakt është në Palasë të Vlorës (FOTO)

64
0

Në postimet e fundit në Instagram, Loredana është kujdesur që ndjekësit e saj ta dinë që ajo është në ishullin grek, Mykonos. Një person i njohur që njofton se ndodhet në një vend ku le të themi që nuk ka ndonjë bazë të fortë ndjekësish. Gjithçka duket në rregull, derisa detajet nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Në një foto, reperja pozon me të Poem, vogëlushen e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. Ajo nuk e ka bërë të ditur emrin e bebushes, por njerëzit e njohin Poem.

Në të tjera postime të Sara Hoxhës, Loredana shfaqet së bashku me Poem. Mirëpo Ledri dhe Sara po pushojnë në resortin Green Coast në Palasë. Pas shumë postimeve “në Mykonos”, Loredana poston një video ku shkruan “Albania” dhe një zemër. Ndoshta një mënyrë për të thënë se nuk ndodhet vërtet në Mykonos.

Pse e gjitha kjo? Me gjasë bëhet fjalë për një taktikë të përdorshme nga shumë personazhe të njohur. Një pjesë e tyre zgjedhin të mos vendosin vendodhjen, t’i postojnë fotot duke specifikuar vendodhjen pasi janë larguar ose të vendosin një vendodhje të rreme, si mënyra për të pushuar më të qetë. /Anabel/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit