Home POLITIKE Lubonja: Nga ...

Lubonja: Nga përplasja Basha-Berisha, fituesi më i madh del Rama

90
0

Gjuha që sot Lulzim Basha përdori në Kuvend kundër Ramës, Metës dhe Berishës, për analistin Fatos Lubonja është e njëjta me të ish-kryeministrit, pasi po i merr vendimet vetë dhe se nuk po bën asnjë reflektim për partinë. Po ashtu ai thekson se i vetmi i fituar nga këto përplasje do të dalë kryeministri Edi Rama.

”Erdha tek teza më mirë tre banda se një bandë. Përse tre banda, sepse ka më shumë hapësirë. Rama i hoqi dhëmbët partisë me darë, një darë janë amerikanët dhe ana tjetër janë oligarkët. Në këtë mënyrë ka dalë Berisha që kërkon të kthejë një bandë, por gjykoj se nuk do të jetë i suksesshëm dhe sido që të shkojë në këtë rast fituesi më i madh do të jetë Rama”,-tha në ”news 24”.

Skënder Minxhozi u shpreh se fryma në Partinë Demokratike ka qenë gjithçka. Në bisedën në studio ai theksoi se mbetet për tu parë fakti nëse do të ketë apo jo Kuvend Kombëtar, ndërsa shtoi se nëse do të kemi një Kuvend atëherë fati Bashës është i ditur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit