Home Sporti Ndeshja e fun...

Ndeshja e fundit në Champions, Orsato e mbylli mes lotësh sfidën në Paris

86
0

Ishte një mbrëmje me emocione të forta të martën në “Parc des Princes” për shkaqe sportive, por gjithashtu për shkak të asaj që ndodhi pas fishkëllimës së fundit. Arbitri italian Daniele Orsato, ishte protagonist i 90 minutave të gjysmëfinales së kthimit mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit.

Kjo gjysmëfinale ishte, në fakt, ndeshja e fundit e drejtuar në Champions League prej arbitrit veteran nga Vicenza. Kështu, kamerat televizive e kapën Orsaton duke qarë në fund të takimit.

Një moment emocioni i kuptueshëm në nivel njerëzor dhe profesional. Arbitri u shoqërua shumë shpejt nga ndihmësit e tij, të cilët e përqafuan dhe e mbështetën.

Orsato, i cili do të arbitrojë në “Euro 2024” këtë verë (ngjarja e tij e fundit ndërkombëtare), ka drejtuar 56 ndeshje të Champions League në karrierën e tij, duke përfshirë finalen midis PSG dhe Bayern Munich në gusht 2020, e cila përfundoi me fitoren bavareze pas golit të Coman.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit