Home Aktualitet Luçiano Boçi ...

Luçiano Boçi çel fushatën, shpalos programin elektoral: Synojmë të mbajmë të rinjtë në vend

39
0

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka çelur sot fushatën e tij elektorale. Ai ka shpalosur programin e tij, ndërsa ndër të tjera u shpreh se është imediate nevoja për investime dhe se Elbasani ka nevojë që të mbështetet në aspektin e bujqësisë.

“Elbasani është bashkia dhe qarku më numrin më të madh të ullinjve në vend, por që nuk ka shërbim cilësor. Bashkia dhe qarku i Elbasanit është bashkia me numrin më të madh të gjedhëve, por nuk ka politikë konkretë për ta mbështetur këtë nensektor. Elbasani është qytet me burime të jashtëzakonshme që shkatërrohen për interesat e klientelës së qeverisë.

Pranë Elbasanit është lumi Shkumbin, i cili është helmuar ndër vite dhe tani helmohet nga djegia e plehrave në qiell të hapur. Qeveria qendror dhe vendore kanë vjedhur në këtë investim infektiv mbi 27 milionë euro dhe është ndërtuar një hekurishte kancerogjene që prodhon vdekje dhe tym. Është qytet që helmohet me helm industrial dhe metal të rëndë prej 5 dekadash.

Ne synojnë të forcojmë individin, synojmë të mbajmë të rinjtë në Shqipëri. Synojmë të zhvillojmë fshatin. Elbasani është një trekëndësh ekonomik dhe ai duhet të jetë një qendër ekonomik me bazë arsimin dhe burimet njerëzore. Duam ta ringjallim qytetin që të rinjtë të jetojnë këtu. Që t’a dalim me sukses këtij objektivi na duhet bashkimi i të gjithëve! Veç duke u bashkuar mund ta bëjmë Elbasanin një perlë në mes të Shqipërisë”, tha Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit