Home KRYESORE Astrit Patozi...

Astrit Patozi: Festat e shplara vetëlavdëruese dhe ata të tjerët me mallkime histerike

539
0

Për Luiza Gegën dhe mbi për ceremoninë e nderimit nga qeveria, por dhe qëndrimet e opozitës, një analizë e ka bërë edhe Astrit Patozi, pasi shkruan se ”si ata që e teprojnë me festat e shplara vetëlavdëruese, ashtu edhe ata të tjerët me mallkimet histerike për çdo ngjarje dhe histori, jo domosdoshmërisht politike”.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

Si nuk harruan një herë dhe nuk e humbën kurrë një rast për të na treguar se për ta nuk ka një, por dy Shqipëri diametralisht të ndyshme. Njëra, që lulëzon e zhvillohet e lumtur nën qeverisjen e tyre, të cilën, as shohim, as e prekim dhe, as e ndjejmë edhe në ëndrrat tona më të bukura. Dhe jo se nuk duam, por thjesht sepse ajo nuk ekziston.

Kurse tjetra, që nxin e sterron njësoj edhe në kohërat më të bekuara, kur Zoti dhe natyra natyra e teprojnë me bujarinë e vet, vetëm për shkak se nuk drejtohet prej tyre. Mos u lodhni kot të kërkoni një datë, një vend, një fenomen, e aq më pak një personazh, që t’i bëjë bashkë këto dy botë të ndara si për vdekje.

Ndaj edhe mos u çudisni që ta shpifin njësoj, si ata që e teprojnë me festat e shplara vetëlavdëruese, ashtu edhe ata të tjerët me mallkimet histerike për çdo ngjarje dhe histori, jo domosdoshmërisht politike.

Duke pērfshirë këtu edhe medaljen e artë të Luiza Gegës, të cilën nuk ia lanë as të zonjës së punës ta gëzonte një ditë, sepse u përlanë prapë midis tyre, sikur të mos ishte ditë suksesi, por ditë dështimi kombëtar.

Në fakt Shqipëria reale është në mes, një dhe e vetme. Ajo e jeton të sotmen e saj me ngjyrat e halleve të mëdha dhe gëzimeve të pakta, duke u përpjekur pa shumë sukses, por me shpresë që një ditë do t’i shpëtojë darës së bardhezisë së këtyre udhëheqësve legjendarë, të cilët e duan atë vetëm si plaçkë që dergjet dhe pastaj ndahet nën këmbët e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit