Home Editorial Lulzim Basha ...

Lulzim Basha sulmon Berishën dhe Ramën

29
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video)

Lulzim Basha qëndron pas gjithë sulmit që po bëhet ndaj Kullës së famshme në qendër të Tiranës, ku thuhet se ka interesa familja Berisha.

Lulzim Basha e bën kryesisht për tu faktorizuar në politikë pasi sapo mori PD përsëdyti. Por jo vetëm Basha, pasi ka edhe një lëvizje brenda PS-së të cilët duan të godasin kryeministrin Rama me kullën e Tiranës, siç edhe quhet kjo tani.

Basha po godet sepse duket se ka informacione nga brenda familjes së Berishës. Nga ana e tij Shkelzen Berisha akuzon Ramën dhe të tjerët se po sulmojnë për të larguar vëmendjen nga inceneratori i Tiranës. Mediat kryesore afër qeverisë po akuzojnë Zenin e Berishajve se ka vilë në një zonë VIP të Tiranës ku banon e cila është pronë me letra e Ilir Shtufit, që ka marrë ndërtimin e Kullës së famshme të kryeqytetit. Por sipas logjikës ekonomike nuk mund të jap njeri vilë falas apo me kosto fare qesharake nëse nuk ka interesa me ty, ndaj duhet që SPAK-u të hetojë se si është e vërteta e kësaj vile dhe interesave më kullën e madhe në qendër të Tiranës.

Sot Lulzim Basha postoi një status në facebook ku shkruan: “Inceneratorët dhe “Mali i Tiranës” janë dy faqe të së njëjtës monedhë!

Afera korruptive e Inceneratorëve, për zbardhjen e të cilës Partia Demokratike ka bërë një betejë të gjatë publike, tashmë e faktuar si e drejtë nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK, dhe pastrimi i parave përmes ndërtimit të kullave me bilance të padeklaruara dhe të falsifikuara, siç është rasti i fundit në zemër të Tiranës i kallëzuar në SPAK nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD, janë dy faqe të së njëjtës monedhë.

Me aferën e inceneratorëve janë grabitur miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Këto para të korrupsionit qeveritar në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik më pas pastrohen nëpërmjet skemave të ndërtimit të kullave luksoze në mes të Tiranës.

Korrupsioni i’u vjedh qytetarëve të ardhmen, varfëron familjet shqiptare, vret konkurrencën e ndershme, pengon rritjen ekonomike, cënon demokracinë dhe besimin tek institucionet. Raportet ndërkombëtare evidentojnë qartë se korrupsioni në qeverinë Rama ka arritur nivelin e kapjes së shtetit, ku qeveritarët dhe klientela politike e përdorin shtetin për interesat e tyre private në dëm të qytetarëve.

Lufta pa kompromis kundër korrupsionit është emergjencë kombëtare, prandaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen tonë ndaj SPAK dhe e përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e vetting-ut të politikanëve, sepse vetëm një politikë e pastër mund të sigurojë një ekonomi të fortë me mirëqenie dhe siguri për familjet shqiptare” shkruan Basha.

Ndërkohë deputetë të PS dhe ndonjë ish-ministër po punon fort me disa media që të japin lajme përditë se kjo kullë është pjesë e pazarit të kryeministrit Rama me ish-kryeministrin Berisha, pazar që ka në thelb marrëveshjen ku njeri rri gjatë në pushtet dhe tjetri kontrollon opozitën që të mos dalë jashtë kontrollit.

Nëse është kështu, kjo është kriminale si për Edi Ramën ashtu edhe për Sali Berishën.

Ndaj ka nevojë për një opozitë krejt të re larg interesave dhe pazarëve me pushtetin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit