Home Bota Madeleine Alb...

Madeleine Albright, profili i gruas me karfica

49
0

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, si pasojë e kancerit. Veterane e politikës së jashtme, Albright mori frerët e diplomacisë amerikane në vitin 1997, gjatë Presidencës së Bill Clinton. Gruaja e parë që mbajti postin e sekretares së Shtetit në Amerikë u bë heroina e shqiptarëve në vitin 1999. Me këmbënguljen e saj për goditjen e Serbisë nga NATO, gjenocidi në Kosovë u ndal dhe vendi u çlirua nga regjimi i kriminelit të luftës, Sllobodan Milloshevic.

Si diplomate, ku takti dhe përzgjedhja e fjalëve në situata të vështira është normë, Madeleine Albright ishte ajo që i thoshte gjërat troç. Qoftë në gjuhën e larmishme që dënonte Kubën për sulmin ndaj pilotëve amerikanë, qoftë për qëndrimin e saj ndaj liderit të Irakut. “Nuk besoj që bota të ketë parë, ndoshta që prej periudhës së Hitlerit, dikë aq djallëzor sa Sadam Hussein”,-ka thënë Madeleine Albright.

E lindur me emrin Marie Jana në Pragë, më 15 maj 1937, Albright dhe familja e saj lanë Çekosllovakinë pas pushtimit nazist në vitin 1939, ndërsa disa vite më vonë u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur shtetet e Bashkuara ishin të fokusuara te diplomacia, Albright votoi në favor të një rezolute të OKB-së, më 10 gusht 1995, përmes së cilës serbët e Bosnjës detyroheshin të tërhiqeshin nga lufta, gjë që çoi edhe në mbarimin e konfliktit më të përgjakshëm të Europës pas Luftës së Dytë Botërore.

Vendin e saj në histori, Albright e forcoi me zgjedhjen si sekretare e Shtetit më 1997-n, duke u bërë gruaja e parë në histori që mbante këtë post. Albright duke u betuar si e para femër në postin e Sekretares Amerikane të Shtetit. Shqiptarët gjetën te Madeleine Albright heroinën e tyre. Ishte sekretarja e Shtetit që u kërkoi vendeve të NATO-s të bombardojnë Serbinë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit