Home Aktualitet Manastirliu: ...

Manastirliu: Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite

28
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite. “Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, nga nisja e programit tonë të mbështetjes për çdo të porsalindurit”, shkruan ministrja në facebook.

Bonusi është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. Po ashtu bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit