Home Aktualitet Manchester Ci...

Manchester City fiton mes drithërimash titullin kampion në Angli, 3 gola për 5 minuta (VIDEO)

906
0

Manchester City është kampion në Angli për sezonin 2021-22. Sportdashësit morën një fitore spektakolare 3-2 ndaj Aston Villës me përmbysje duke siguruar trofeun mes drithërimash.

Cash shokoi ekipin e Guardiolës me një gol të shënuar në minutën e 37-të, ndërkohë që Coutinho në të 69-tën duket se i dhanë goditjen përfundimtare vendasve.

Gjithsesi City do të bënte një reagim të jashtëzakonshëm. Ilkay Gundogan shënoi dy gola për 5 minuta duke qenë vendimtar në vetëm pak minuta lojë, ndërkohë që Rodri shënoi golin tjetër. Manchester City merr trofeun e gjashtë në kampionat, me 93 pikë, 1 më shumë se Liverpuli.

Liverpooli ndërkohë fitoi me përmbysje 3-1, me vështirësi ndaj Wolves. Pedro Neto shënoi fillimisht për miqtë, por Mane, Salah dhe Robertsondo të përmbysnin gjithçka. Në ndeshjet e tjera, Arsenai fitoi 5-1 ndaj Evertonit, Chelsea mundi 2-1 Watfordin, ndërkohë që United u mund 1-0 nga Crystal Palace. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit