Home Kosova Mbërrijnë në ...

Mbërrijnë në Kosovë të tjera vaksina, kontigjenti i dytë me 106 mijë e 470 doza

8
0

Kosova ka pritur sot 106 mijë e 470 doza të vaksinës anti-Covid. Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave nga Pfizer.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia paralajmëron se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe vaksina të tjera.

Ai thotë se zgjidhja më e mirë tashmë mbetet vaksina për të përballuar pandeminë.

STATUSI NGA ARBEN VITIA
Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.
#vaksinohuni
#bashkeiadalim

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit