Home Aktualitet Opozita prote...

Opozita proteston jashtë Kryesisë së Kuvendit, hidhen tymuese

452
0

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur për të protestuar para Kryesisë së Kuvendit ditën e sotme, ndërsa po zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK.

Ashtu siç shihet edhe në foto, mbështetësit e ish-kryeministrit kanë hedhur tymuese.

Gjatë kohës, kur eksponentë të ndryshëm të PD -së po mbajnë fjalën e tyre në podiumin e ngritur para Kryesisë, në turmë është parë të ndizen tymuese ngjyrë blu.

Ndërkohë, në ambientet e brendshme të Kryesisë, po mbahet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, me kërkesë të SPAK për ashpërsimin e masës ndaj tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit