Home Aktualitet Mbi 30 hektar...

Mbi 30 hektarë pyje në flakë, kryebashkiaku i Pukës: Dëme katastrofike

6
0

Situatë dramatike është ajo që po ndodh në pyjet e Pukës. Mbi 30 hektarë me masiv pyjor janë përfshirë nga zjarri që nga mali i Tërbunit ka avancuar drejt kurorës së gjelbër së Pukës. Forca të shumta prej disa ditësh po përballen me zjarrin për ta vënë nën kontroll, ndërsa në terren ndodhet edhe kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj.

“Situatë shumë e vështirë dhe e dhimbshme, ku po shohim zhdukjen e një prej pasurive më të mëdha të Pukës. Po ballafaqohemi prej 7 ditësh dhe netësh, por kjo nuk mjafton. Erërat dhe terreni e kanë stimuluar zjarrin”, tha Gjonaj.

“Parlamenti i jashtëm duhet të fillojë senacën plenare me një studim të projektligjeve në lidhje me problemin e fushës së pyjeve dhe ambientit. Parlamenti duhet të miratojë një ligj drastik për të gjithë ata që abuzojnë me shfrytëzimin e pyjeve, dhe që sjellin dëme katastrofike. Për ne është fatkeqësi e madhe që do të na shoqërojë për brezat e ardhshëm”.

Po ashtu Gjonaj kërkoi ndihmë nga Emergjencat Civile. “Ne rrezikojmë shumë, sepse rrezikohet edhe mushkëria e Pukës nëse nuk marrim masa”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit