Home Aktualitet Mbledhja urgj...

Mbledhja urgjente e OSBE-së, Xhaçka: Europa është e bashkuar për Ukrainën, sulmi është një KRIM

39
0

Gjatë mbledhjes urgjente të OSBE-së në Vjenë, ministrja për punët e Jashtme dhe e Europës, Olta Xhaçka tha se sulmi i Rusisë është mbi arkitekturën e sigurisë së Europës. Po ashtu sulmet ministrja i cilësoi si krim. Gjatë mbledhjes ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë, për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si edhe duke përfshirë Krimenë dhe ujërat e saj territoriale.

”Dënojmë agresionin e Rusisë, Evropa është e bashkuar për Ukrainën. Nuk është sulm vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës. E gjithë bota e bashkuar kundër këtij akti të paligjshëm agresioni. Sulmi kundër Ukrainës është krim, përgjegjësia bie mbi udhëheqjen ruse.

Përpjekjet tona kryesore tani duhet të jenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë Krimenë dhe ujërat e saj territoriale.

Në këtë moment kritik, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën, popullin dhe qeverinë e saj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit