Home Editorial Media KOHA JO...

Media KOHA JONE, pas 1 korrikut, ndryshon!

2
0

Gazeta KOHA JONË, e para gazetë private dhe e pavarur në Shqipëri, themeluar në qytetin e Lezhës dhe ku mbretëroi në kryeqytetin e Shqipërisë për vite e vite, duke u bërë gazeta më e madhe në trojet shqiptare aq sa tirazhi arriti në shifra rekord në 100 mijë kopje shitje në ditë, e cila me 11 maj 2021 mbushi 30 vjet; nga ku dolën gazetarë, analistë dhe drejtuesit kryesorë të mediave të sotme shqiptare; me 1 KORRIK 2021 ka vendosur të dalë në treg me një imazh të ri, duke lundruar vetëm online.

“KOHA JONË Media” do jetë portal me lajme, si televizion online me video lajme dhe mini dokumentarë, me një studio të re emisionesh me sloganin 30 vjeçar: Nga lufta vijmë dhe në LUFTË po shkojmë! Slogan opozicioni me të keqen, me keqqeverisjen, me opozitën që akoma mbetet e hallakatur, me Presidentin e Republikës; me këdo që shpërdoron pozitën shtetërore.

Një KOHA JONË, tjetër! Por me ADN e saj qëkur lindi në 11 maj 1991!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit