Home ShowBiz Meghan Markle...

Meghan Markle dhe Princi Harry shfaqen bashkë në tapetin e kuq

80
0

Meghan Markle dhe Princi Harry u shfaqën në tapetin e kuq të Muzeut Intrepid Air & Space Salute to Freedom Gala, në Nju Jork, dje në mbrëmje.

Dukesha e Sussex mori të gjithë vëmendjen me look-un e saj.

Ajo kishte veshur një fustan të kuq, nga “Carolina Herrera” me jakë V, të dizajnuar për të nga drejtori kreativ i markës, Wes Gordon, si pjesë e koleksionit para vjeshtës 2022, shkruan “People”.

Dukesha e Sussex-it i mbajti flokët topuz, duke kombinuar pamjen elegante me vathë diamanti, byzylykë ari dhe këpucë të kuqe.

Harry kishte veshur një smoking të zi dhe mbante një lulëkuqe në xhaketën e tij, një simbol përkujtimi për veteranët dhe ata që shërbenin në Mbretërinë e Bashkuar. Meghan gjithashtu kishte një lulëkuqe, fiksuar në anën e majtë të fustanit të saj.

Çifti eci dorë për dore në tapet, përpara se të hynin në event, ku Harry do të bënte një prezantim të veçantë.

Përveç homazheve për burrat dhe gratë që i shërbejnë vendit, eventi nderoi edhe kryetarin dhe CEO-n e “iHeartRadio”, Bob Pittman, si dhe artistin muzikor dhe humanitar, Jon Bon Jovi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit