Home Sporti Melo është i ...

Melo është i pandreqshëm, sherr me grushte me tifozët në aeroport (VIDEO)

88
0

Fluminense u mund në finalen Copa Libertadores Olimpia Asuncion teksa nuk u treguan të saktë në goditjet nga pika e bardhë. Protagonist negativ për Fluminense ishte Felipe Melo, teksa gafa e mesfushorit nga penalltia rezultoi vendimtare në fatet e takimit.

Në këtë formë, tifozët brazilianë nuk ia falën gabimin ish-lojtarit të Interit, teksa me të mbërritur në aeroport, ultrasit kërkuan një ballafaqim me 38-vjeçarin.

Shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit, ku pas konfliktit me Melon, tifozët u bënë edhe më të ashpër teksa nisën një përplasje fizike me forcat e sigurisë duke shkaktuar një rrëmujë në aeroport, ndërsa edhe njëherë tjetër, Melo bëhet protagonist negativ.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit